Qysh me i ditë mungesat nutricionale tek fëmijët autik?
- dua.com Team ·
- 03.08.2017 ·
- Qysh Me ·
- 3 min read
Autizmi është një sëmundje që prek aftësitë e personit për të komunikuar me të tjerët; karakterizohet me mungesë të interesit për botën për rreth dhe paaftësi për aktivitete shoqërore.
Studiuesit nuk e dinë shkakun e kësaj sëmundjeje, por ata dyshojnë se faktorë gjenetikë dhe të mjedisit mund të ndikojnë.
Mungesat nutricionale (të ushqimit) tek fëmijët autik:
Ushqyeshmëria e dobët
Fëmijët autist kanë një ushqyeshmëri tejet të dobët. Ata shpesh krijojnë varshmëri në një lloj të vetëm të ushqimit, zakonisht në karbohidrate dhe në këtë mënyrë kufizojnë dietën e tyre.
Kjo mënyrë e ushqimit, atyre nuk u jep vitaminat dhe mineralet e nevojshme për funksionimin normal të organizmit. Mungesë më e shpeshtë vërehet te mineralet, si zinku, seleni, magnezi, molibdeni, mangani, vanadiumi, kromi, por edhe vitaminat C, B6, B12, A, E, hekur dhe niacin.
Sistemi i tretjes tejet i dobët
Këta fëmijë kanë një sistem të tretjes tejet të çrregulluar dhe të dobët.
Mukoza mbrojtëse e traktit gastrointestinal është dobët e formësuar dhe për këtë sistemi i tretjes nuk mund të ballafaqohet me disa përbërës në ushqim, ndër më të shpeshtit janë gluteni që gjendet në grurë, kaseina në qumësht dhe disa proteina e karbohidrate tjera.
Gjatë kësaj mostretjeje të ushqimeve, mbesin disa fragmente, copa të mëdha të ushqimit të patretura, të cilat lehtë e kalojnë këtë mukozë të dobët dhe dalin në epitel.
Prandaj, këta fëmijë shpesh mund të vuajnë nga problemet e tretjes, siç janë: kapsllëku, diarreja, problemet me stomak, gazra, etj.
Gjithashtu, këta fëmijë kanë çrregullim të florës intestinale, rritje të baktereve të këqija dhe ulje e atyre të mira (dysbiosys) që rezulton me paraqitjen e infeksioneve të shumta dhe imunitet të komprometuar.
Mosfunksionimi i procesit të detoksikimit të mëlçisë
Thuajse 100% e fëmijëve me autizëm kanë mosfunksionim të plotë të procesit të detoksikimit të mëlçisë.
Kjo i bën tejet të ndjeshëm në helmim me metale të rënda. Pastaj, këta fëmijë kanë prezencë të madhe të radikaleve të lira (molekulave të dëmshme) në organizëm, sepse procesi oksidues nuk funksionon.
Oksidimi është proces biokimik që i lufton molekulat e dëmshme. Prandaj këtu vjen në shprehje domosdoshmëria që këta fëmijë gjithsesi si pjesë e trajtimit të tyre të marrin një formulë antioksduese.
Sasia e ulët e acideve yndyrore
Vajrat Omega 3 janë molekula natyrale që gjenden në mënyrë më të koncentruar në peshk, fara liri, etj. Fatkeqësisht dieta perëndimore (mënyra e ushqimit të cilën ne e kemi sot) është tejet e varfër me Omega 3.
Hulumtimet e shumta që janë bërë në vendet e zhvilluara kanë ardhur në përfundim se mungesa e këtyre vajrave lidhet ngushtë me paraqitjen e shumë sëmundjeve psikiatrike, siç janë çrregullimi bipolar, depresioni, madje edhe lidhshmëri me paraqitjen e autizmit.
Meshkujt janë më të atakuar se femrat, prandaj meshkujt kanë kërkesa më të mëdha për Omega 3.