Caji jeshil – Qysh me i ditë përfitimet?
- dua.com Team ·
- 19.04.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Për qetësimin e djegieve nga dielli
Caji jeshil neutralizon dëmet e shkaktuara nga rrezet ultravioletë, parandalon inflamacionin dhe ndihmon për rigjenerimin e lëkurës së djegur.
Për shpëlarjen e flokëve
Çaji jeshil stimulon rritjen e flokëve dhe vitaminat E dhe C i bëjnë ata më me shkëlqim. Hidhni 3-4 lugë çaji jeshil në gjysmë-litri ujë dhe shpëlajini flokët pas larjes me shampo.
Për forcimin e thonjve
Për të evituar zverdhjen e thonjve, futini ata një herë në javë në çaj jeshil. Ata bëhen më të fortë dhe me më shumë shkëlqim brenda një kohe të shkurtër.
Maskë për fytyrën me mjaltë dhe çaj jeshil
Pasi keni pirë çajin jeshil, merrni gjethet dhe përzjejini me mjaltë, për të bërë një maskë, e cila e bën lëkurën shumë të butë.
Për dhëmbët
Transformoheni çajin jeshil në pastë dhëmbësh, duke i lënë gjethet të ziejnë 30 minuta në ujë. Pastaj, kullojini gjethet dhe përziejini me sodë buke. Kjo masë e pëftuar parandalon erën e pakëndshme dhe mikrobet që shkaktojnë pllakën dentare.