Qysh me i dite perfitimet nga farat e rrushit?

  • dua.com Team ·
  • 24.03.2023 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Qysh me i dite perfitimet nga farat e rrushit? Farat e rrushit kanë shumë përfitime. Edhe pse shumë njerëz zgjedhin t’i hedhin për shkak të shijes së tyre të hidhur, farat e rrushit janë shumë të shëndetshme dhe kanë shumë veti kuruese që do të ishte mirë të mos i injoroni. 

Përveçse janë antioksidantë të shkëlqyer, na ndihmojnë të dukemi më të rinj, të humbasim peshë si dhe të parandalojmë një sërë sëmundjesh. Më poshtë po ju listojmë 8 arsye se pse duhet të konsumoni farat e rrushit.

Antioksidantë

Përveçse janë antioksidantë shumë të mirë, jane edhe një nga perfitimet nga farat e rrushit më të rëndësishme poashtu janë të pasur gjithashtu me vitaminë C dhe beta-karoten ndaj duhen konsumuar shpesh.

Parandalimi i kancerit

Pikërisht për shkak të vetive antioksiduese ato janë shumë të mirë për të parandaluar kancerin. Disa studime kanë provuar efikasitetin e tyre veçanërisht tek kanceri i lëkurës, i prostatës dhe i gjoksit.

Depurativë nga farat e rrushit

U këshillohen veçanërisht duhanpirësve, pasi ndihmojnë në pastrimin e gjakut duke eliminuar efektet e duhanit. Përpos kësaj, ndihmojnë në eliminimin e stresit dhe të efekteve të tij.

Qarkullimi i gjakut

Favorizojnë qarkullimin e gjakut duke pastruar dhe riforcuar enët e saj dhe në këtë mënyrë parandalojnë trombozat e mundshme.

Përpos kësaj, rregullon presionin, duke mbajtur nën kontroll hipertensionin dhe sëmundjet kardiake.

Antibakterial dhe anti-inflamator

Përdoren shpesh kundër inflamacioneve dhe infeksioneve. Mund të përdoren gjithashtu kundër kolitit, sinozitit dhe gastritit.

Rënia e flokëve

Përforcojnë rrënjën duke favorizuar qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e kokës.

Shikimi

Falë niveleve të larta të vitaminës E, dhe mund të përmirësojnë dukshëm shikimin duke ju larguar ndjesinë e lodhjes së syve.

Lëkura

Ato janë të pasura me kolagjen dhe resveratrol, dy elementë thelbësorë për të bllokuar dhe parandaluar plakjen e lëkurës.

 

dua.com Team

Related