Qysh me i ditë përfitimet nga kafeja e mëngjesit?

  • dua.com Team ·
  • 27.10.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Një studim ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin, parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, kancerin. 

Gjatë një studimi të fundit, të publikuar tek revista Scientific Reports, u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit.

Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit.

Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez Inserm e nxitën këtë proces të plakjes tek mijtë.

Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin.

Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor.

Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për tu prekur nga kanceri në tru.

dua.com Team

Related