Qysh me i ditë përfitimet nga masazhimi i fytyres?

  • ·
  • 14.03.2017 ·
  • 3006 ·
  • 2 min read

Masazhimi i fytyres ndihmon shume sepse Stresi, pagjumësia, problemet me tretjen e ushqimit, dhimbjet në nyje, humbja e kujtesës: këto probleme që në shikim të parë duken se janë të parëndësishme, vështirë shërohen, përderisa shkaktojnë shumë dhimbje dhe mundim.

Por, këto dhimbje mund t’i zbusni me terapinë, siç është refleksologjia.

Me ndihmën e kësaj mënyre stimuloni pika të caktuara në fytyrë, shputa apo duar që ndërlidhen me gjithë trupin.

Refleksologjia është e bazuar në kombinimin e masazhit, akupunkturës dhe mënyrave të vjetra kineze në ndarjen e energjisë së njeriut.

Masazhimi i fytyres

Sipas një mënyre të vjetër mjekësore kineze, energjia e njeriut nëpër trup kalon nëpër 12 meridiane.

Nëse pikat e caktuara janë të bllokuara, vjen deri tek disbalansi trupor, që rezulton me shumë pengesa në shëndet.

Kështu që maja e hundës dhe këndi i buzëve janë për zemër, hapësira nën sy për stomak, në mollëza janë sensorët për mëlçi, hormone, zorrë. Refleksologjia është mjaft efikase, theksojnë ekspertët, ngase në shputa dhe duar gjendet një numër i madh i nervave dhe i enëve të gjakut.

Sipas terapeutëve masazhimi i fytyres dhe i këtyre pjesëve të trupit përmirëson gjakrrjedhjen, qarkullimin dhe liron energjinë.

Një masazh i fytyrës për 45 minuta rresht do të kontribuojë që të ndihemi më mirë dhe në pjesë të caktuara të trupit të mos ndiejmë dhimbje.

Fytyra është një mikrohartë e organizmit njerëzor, prandaj me aplikimin e refleksologjisë shumë dhimbje do të zbuten apo do të zhduken.

Related