Qysh me i ditë rastet që sinjalizojnë mashtrimin?

  • dua.com Team ·
  • 21.01.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Disa fjalë mund të sinjalizojë ndonjë shprehje se ka gjasa të ndodhë ndonjë mashtrim.

Nëse biseda është e rëndësishme, duke e njohur potencialin mashtrues, kjo mund të sigurojë një avantazh të veçantë, në interaksionet sociale apo biznesi.

Nuk mbaj mend se unë e kam bërë këtë

Njerëzit mashtrues shpesh pohojnë se nuk mbajnë mend si një mënyrë për të mbuluar të vërtetën.

Kjo lloj mbrojtje përcakton dy kurthe për njerëzit hipokritë: Së pari, në mënyrë që mos të mbani mend asgjë, kjo tregon se ju veçmë e keni të ruajtur në kujtesë këtë informacion por që nuk doni ta zbuloni.

Njerëzit e ndershëm thjeshtë thonë se nuk e dinë e nuk flasin për kujtesën. Së dyti, kurthi është i ngjashëm.

Një person nuk mund të thotë “Nuk më kujtohet ta kem bërë këtë”, përveç faktit nëse ai apo ajo në fakt e ka bërë këtë.

Kjo fjali tregon se personi në fjalë ka diçka që e kujton por që i ikë temës.

Pse duhet ta bëjë këtë?

T’i përgjigjesh një pyetje me një fjali pyetëse, është një sinjal i qartë për mundësi per mashtrim.

Njerëzit e ndershëm bëjnë mohime të drejtpërdrejta. Ata zakonisht përgjigjen: “Unë nuk e kam bërë këtë”.

Njerëzit mashtrues janë të paqartë dhe kur ata kapen në befasi, atyre iu duhet pak kohë shtesë për të menduar rreth një përgjigje të besueshme.

Fjala “ka të bëjë”

Është një fjalë kualifikuese që tregon se folësi ka më shumë për të thënë, por që nuk dëshiron ta elaborojë më shumë.

Kjo fjalë nënkupton se folësi dëshiron t’i bie sa më shkurt gjithë historisë apo ndonje mashtrim.

Njerëzit që flasin të vërtetën përdorin të gjitha faktet, pa frikën e pasojave ligjore apo sociale.

Një person mashtrues nuk e tregon historinë e plotë, sepse ka diçka që nuk duan t’ua zbulojnë.

dua.com Team

Related