Qysh me i ditë rregullat e mirësjelljes?
- dua.com Team ·
- 25.11.2016 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
1. Kur dëshironi të hyni në dhomën e dikujt, bëni rutinë duke trokitur në derë.
Edhe personat tjerë kështu do të mësojnë dhe trokasin njëlloj.
2. Është mirë të mbani sekrete për nëntë gjëra:
- Mosha,
- pasuria,
- grindjet familjare,
- feja,
- problemet shëndetësore,
- dashuria,
- dhuratat,
- nderi
- dhe turpi.
3. Asnjëherë mos shkoni ta vizitoni dikë pa i lajmëruar.
Nëse keni pranuar ndonjëherë ndonjë vizitë të papritur, ka shumë gjasa të keni qenë në pizhame dhe pantofla. Mos krijoni situatë të pavolitshme për personin që ju mirëpret, është mirë të kontaktoni dhe të caktoni vizitën e planifikuar.
4. Asnjëherë mos e vendosni çantën e dorës në prehërin apo karrigen tuaj.
Një kuletë e vogël mund të vendoset në tavolinë, por çanta e dorës është mirë që të pozicionohet në varëse, apo mbrapa karriges.