Qysh me i ditë simptomat e sëmundjes së Alzaimerit?
- dua.com Team ·
- 01.03.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Sëmundja e Alzaimerit paraprihet nga disa shenja ose simptoma që tregojnë se individi vuan nga një sëmundje. Nëse ju rastis të shikoni tek ndonjë i afërm i juaji këto shënja që ne do t’ju tregojmë do të ishte e këshillueshme që të kontaktoni me një specialist që të bëni vlersimin e situatës dhe gjëndjen aktuale të personit.
Ja disa nga shenjat që kjo sëmundje shfaq:
- Humbje të pjesëshme ose të gjithë kujtesës
- Vështirësi të përditshme për të bërë punët e zakonshme
- Probleme me gjuhën dhe komunikimin
- Ç’orientim në kohë dhe në hapsirë
- Logjikë e varfër ose e pakuptimtë
- Vështirësi në planifikimin e gjërave,
- gjithashtu vështirësi për të zgjedhur problemet.
- Vendos gjërat vend e pa vënd, pastaj harron se ku i ka vendosur dhe nuk di t’i gjejë më
- Ndryshime të shpeshta të temperamentit dhe gjëndjes emocionale
- Ndryshim personaliteti
- Mbyllet në vete,
- braktis punën,
- largohet nga shoqëria dhe ambientit e populluara.
Këto janë disa nga shenjat e zakonshme të të harruarit që fillojnë zakonisht me proçesin e plakjes, përshembull si harresa; njeriu harron se ku vendos çelsat. Ulet fuqia motorike e të menduarit, njeriu ka vështirësi në shumë aspekte të jetës.