Qysh me i ditë ushqimet që luftojnë lodhjen?
- dua.com Team ·
- 03.05.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
A ndiheni shpesh të lodhur edhe pse në përgjithësi gëzoni shëndet të mirë? Nëse po, a e dini ushqimet që luftojnë lodhjen? Mos u shqetësoni sepse lodhja e shpesht ju ndodh shumë njerëzve. Ka shumë faktorë që ndikojnë në mungesën e energjisë në trupin tonë. Ushqimi i parregullt, anemia, mungesa e aktivitetit fizik, mungesa e vitaminave të caktuar etj.
Ekspertët kanë radhitur disa ushqime që nxisin energjinë, në mënyrë që mund të kaloni ditën pa bërë një sy gjumë.Më poshtë ne po jo sjellim një listë të tyre që rekomandohet t\’i konsumoni më shpesh në mënyrë që të keni më shumë energji.
Ushqimet që luftojnë lodhjen:
- Drithërat
- Spinaqi
- Portokalli
- Arra
- Fasulja
- Avokado
- Bananja
- Majdanozi
Vërejtje:
Nëse keni mungesë të vazhdueshme të energjisë do të jetë mirë nëse bëni një vizitë rutinore tek mjeku juaj. Aty mund të merrni këshilla më të detajuara për shëndetin tuaj. Mirëpo në përgjithësi ajo që mund të bëni është të tregoni kujdes të shtuar në disa gjëra. Këtu përfshihet: Ushqimi me orarë të rregullt, konsumimi i vitaminave dhe ujit si dhe gjumi i mirë. Konsumoni ushqimet që luftojnë lodhjen. Lodhja juaj padyshim se do të evitohet nëse ju kujdesuni për vetën. Edhe njëherë, gjithmonë duhet të jeni të hapur për një vizitë tek mjeku, nëse është e nevojshme.