Qysh me i ditë 10 ushqime që përmirësojnë humorin?
- dua.com Team ·
- 20.05.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Të dhënat studimore konfirmojnë se ka disa ushqime përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Mirëpo cilat janë ushqimet që përmirësojnë humorin dhe si ndodh saktësisht kjo?
Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive. Më poshtë ju mund të mësoni se cilat ushqime e bëjnë të mundur, apo e nxisin, që kjo të ndodhë.
Ja 10 ushqime që përmirësojnë humorin?
- Çokollata e zezë
- Farat e kungullit
- Salmoni
- Bananet
- Patatet
- Elbi
- Thjerrëzat
- Bajamet
- Ananasi
- Arrat
Mos harroni se mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth. Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me ushqime që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve. Pra me ushqime që përmirësojnë humorin.
Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë. Prandaj kur e shihni vetën se nuk po ndiheni mirë shtoni njërën nga këto ushqime në dietën tuaj. Mos i nënvlerësoni aftësitë e këtyre ushqimeve. Ato padyshim që do t\’ju bëjnë të ndiheni më mirë.