Qysh me i ditë ushqimet që reduktojnë inflamacionin?
- dua.com Team ·
- 05.05.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Inflamacioni kronik mban trupin tuaj në gjendje të vazhdueshme të stresit fiziologjik. Teprica e inflamacionit lidhet me disa sëmundje, duke përfshirë këtu sëmundjet e zemrës, diabetin, disa lloje të kancerit dhe crregullime neuropsikologjike. Ushqimet që konsumoni luajnë rol të rëndësishëm në mbajtjen në kontroll të inflamacionit. Ushqimet të cilat nuk janë të shëndetshme rrisin inflamacionin.
Disa nga ushqimet të cilat ndihmojnë në largimin, dhe parandalimin e shfaqjes së mëtutjeshme të inflamacionit janë:
1.Qershitë
2.Trofta
3.Kanella
4.Spinaqi
5.Arrat
6.Vaji i ullirit.
