Qysh me i dite vlerat e kastravecit kundër tensionit të lartë?
- dua.com Team ·
- 12.06.2018 ·
- Qysh Me ·
- 3 min read
Kastraveci është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime, por a i dini vlerat e kastravecit? Freskia nuk është e vetmja arsye përse kastraveci duhet konsumuar rregullisht.Sipas të dhënave, kastraveci përmban fibër, proteinë, kalcium. Si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.
Cilat janë vlerat e kastravecit?
Një nga përfitimet madhore që kastraveci ofron për organizmin është stabilizimi i kolesterolit. Për më tepër, kastraveci forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Përqendrimi i lartë i ujit tek kastraveci e bën atë një aleat të dobishëm kundër dehidratimit.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë se çfarë mund të bëjë kastraveci për të ulur tensionin e lartë të gjakut. Stabilizimi i tensionit të gjakut. Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të kastravecit e bën atë tepër të dobishëm për shëndetin. Veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.Konsumi i vazhdueshëm i kastravecave çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut.
Ulja e tensionit të gjakut
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë kastravecë rregullisht. Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni kastravecë për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar.
Mirëmbajtja e tensionit të gjakut
Nëse tensioni i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike. Siç janë sëmundjet e zemrës apo ishemia.Për të mirëmbajtur tensionin e gjakut dhe parandaluar ngritjen e tij të shpeshtë, njeriu duhet të konsumojë rregullisht kastravecë.
Qetësimi i tensionin e gjakut
Konsumi i vazhdueshëm i kastravecit jo vetëm e parandalon ngritjen tensionin e gjakut por edhe përsëritjen e këtij problem. Megjithatë, që të mos mërziteni me shijen e kastravecit, mund ta përfshini atë në receta të ndryshme si sallata, lëngje e të tjera.
Kundër dhimbjeve të kokës
Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me dhimbje koke dhe dobësi. Për të shmangur këtë gjendje dhe larguar dhimbjen e kokës, ju rekomandojmë të pini lëng kastraveci. Ky lëng është i freskët dhe zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë kundër dhimbjes së kokës. E mira e kastravecit është që jo vetëm që shmang ngritjen e përsëritur të tensionit të gjakut por edhe e zgjidh atë si problem.
