Qysh me i dite vlerat ushqimore qe permban gjalp kikiriku?
- dua.com Team ·
- 28.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Qysh me i dite vlerat ushqimore qe permban gjalp kikiriku? A i dini vlerat ushqimore të gjalpit të kikirikut? Gjalpi i kikirikut përmban proteina dhe fibra dhe është ideal për vegjetarianët që të marrin proteinat e nevojshme.
Përveç kësaj, nëse lloji i gjalpit të kikirikut bëhet vet nga kikiriku pa shtesa të tjera, mund të përfitoni edhe vitaminën B niancin, hekurin, kaliumin dhe vitaminën.
Kikiriku i cili bën pjesë në grupin e frutave të thata, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mirëpo ul edhe rrezikun e kancerit, ndërsa nëse nuk përmban krip apo sheqer është ideal për diabetikët.
Ngrënia e 35 gram gjalp kikiriku i ofron organizmit të njeriut këto vlera ushqyese
- Proteina 15%,
- Fibra bimore 15%,
- Vitamine E 20%,
- Jod 5%,
- Hekur 10%,
- Zink 10%,
- Triptofan 35%
- si dhe 210 kalori!
Gjalpi i kikirikut ka yndyra organike bimore, të cilat përthithen lehtë nga organizmi.
Ai është i pasur në yndyrna esenciale të dobishme për sistemin kardiovaskular dhe shëndetin mendor. Studimet e ndryshme kanë treguar se ngrënia e gjalpit të kikirikut mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit.
Femrat të të cilat hanë rregullisht kikirikë kanë 39 për qind më pak gjasa për të zhvilluar sëmundjet beninje të gjirit nga mosha. Ai përmban një sterol bimor – të quajtur beta-sitosterol.
Ai mund të ndihmojë në normalizimin e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit.
Yndyrnat e tij të shëndetshme, antioksidantët, hekuri, magnezi, kalciumi dhe vitamina C ju ndihmojnë të kompensoni mungesën e këtyre elementeve në trupin tuaj, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
![](https://www.dua.com/wp-content/uploads/2024/10/unnamed-file-180x180-optimized.jpg)