Qysh me i humbë 7 kilogram për 7 ditë?
- dua.com Team ·
- 11.12.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Nga gamën e dietave, më e suksesshmja dhe më e kërkuara për këtë vit është dieta e hartuar nga ‘General Motors’.
Kjo dietë u zhvillua nga kompania gjatë viteve 1980 për të forcuar shëndetin e punonjësve të saj.
Por në vitin 2017, dieta e ‘General Motors’ u bë një hit i vërtetë i kërkimit në Google, gjë që nuk është befasi, sepse premton një humbje prej 7 kilogramë në vetëm 7 ditë.
Ndarja e produkteve ushqimore gjatë një jave.
- Ditën e parë të dietës duhet të hani vetëm fruta, por vetëm ato me bazë ujin. Kështu, bananet janë rrepëtëisht të ndaluara dhe më të rekomanduara janë shalqiri dhe pjepri.
- Ditën e dytë duhet të hani vetëm perime të ziera apo të pjekura. Frutat janë të ndaluara.
- Fillojeni ditën me patate të pjekura në mënyrë që të rifitoni karbohidrate.
- Ditën e tretë kombinoni frutat me perimet, por shmangni patatet dhe bananet.
- Në ditën e katërt lejohet të hani fruta, perime dhe qumësht ( jo më shumë se 2 banane në ditë.)
- Në ditën e pestë hani mish viçi, pule ose peshk me patate të pjekura. Gjatë kësaj dite
rekomandohet të pini 10 deri në 12 gota ujë. - Në ditën e gjashtë konsumoni mish viçi me perime.
- Niseni ditën e 7 me oriz integral dhe një gotë lëng frutash.
Në pjesën tjetër të ditës mund të hani sa më shumë fruta dhe perime.
