Qysh me kombinu xhinset e ngushta që të dukeni elegante?

  • dua.com Team ·
  • 22.10.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Xhinset e ngushta do t\’ju bëjnë të dukeni tepër elegante? Ne gjithnjë shohim modele të dobëta nëpër revistat e modës, të cilat duken se kanë shumë vetëbesim gjatë prezantimit të trendeve më të reja të veshjeve.

Madje, mund të mendoni se vetëm nëse trupi ka “përmasa të përkryer” do të dukeni bukur me ato lloj veshjes. Megjithatë, Bright Side ju bën me dije se ju mund të dukeni të mrekullueshme pavarsisht përmasave të trupit tuaj.

1. Provoni xhinse me bel të mesëm ose të lartë

Fatmirësisht, xhinset, fundet dhe pantallonat me bel të ulët nuk janë më në modë. Tani janë në trend xhinset me bel të mesëm apo të lartë. Xhinse të tilla janë të përkryera për të nxjerr në pah pjesët më të mira të figurës suaj trupore, dhe po ashtu fshehin ndonjë mangësi të belit tuaj.

2. Zgjidhni madhësinë e duhur

Zgjedhja e rrobave në madhësinë e gabuar është gjëja më e keqe që mund të bëni. Kjo vlen veçanërisht për xhinset. Mos bleni xhinse aq të ngushta sa të mos keni mundësinë të hyni në to. Askush nuk do t\’ua vërë re numrin në etiketë.

3. Kombinimi i ngjyrave ka shumë rëndësi

Xhinset blu të errëta klasike apo nuanca tjera të theksuar, ju bëjnë të dukeni më të holla. Për më tepër, këto lloj xhinses, jo vetëm që janë pjesë përbërëse e garderobës suaj, por edhe mund të kombinohen me çfarëdo lloj veshje tjetër.

4. Zgjidhni këpucët e duhura për xhinset e ngushta

Këpucë me take, çizme mashkullore, këpucë të sheshta, të gjitha këto krijojnë një pamje shumë mbresëlënëse nëse kombinohen si duhet. Zgjidhni këpucë elegante në ngjyra neutrale, apo zgjedhni një ngjyrë që është e njejtë si ngjyra e xhinseve tuaja. Nëse doni të bini akoma më tepër në sy mund të zgjdhni ngjyra shumë të forta si e kuqja, e verdha e kështu me rashë.

dua.com Team

Related