Qysh me i largu njollat e akneve në fytyrë?
- dua.com Team ·
- 03.10.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Shenjat e akneve janë rezultat i një lëkure të lënduar ku indet fijezore zhvillohen mbi plagë, ndërsa lëkura shëron vetveten.
Ato mund të vijnë edhe nga incidente si pickimet e insekteve, djegiet, aknet, prerjet kirurgjikale, vaksinimet.
Si mund të reduktoni njollat e akneve në fytyrë:
- Hiqni shtresat e jashtme të gjethes për të nxjerrë xhelin e aloe verës.
- Më pas, aplikojeni në shenjat tuaja.
- Masazhoni xhelin në lëkurë me lëvizje të buta rrethore dhe lëreni për gjysmë ore.
- Bëjeni këtë dy herë në ditë.
Trajtimi me vaj ulliri.
- Aplikoni vaj ulliri ekstra të virgjër në zonën e prekur dhe masazhojeni me lëvizje rrethore.
- Lëreni për 30 minuta ose gjithë natën nëse dëshironi.
- Mos e lani me ujë; thjesht pastrojeni me një copë të pastër.
- Bëjeni sa më shpesh të jetë e mundur këtë trajtim për të marrë rezultatet e dëshiruara.
Trajtimi me mjaltë.
- Zhdukni shenjat në fytyrë duke aplikuar mjaltë në to dhe duke e lënë gjithë natën.
- Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë në mëngjes.
- Bëjeni këtë çdo natë para se të shkoni të flini.
Trajtimi me uthull molle.
- Zhysni një copë pambuku në uthull dhe aplikojeni te shenjat.
- Lëreni për të paktën 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë.
- Më pas mund të aplikoni krem hidratues, por mos harroni të aplikoni çdo ditë uthull molle për të paktën dy javë.