Qysh me largu njollat e makeup-it nga rrobat tuaja?
- ·
- 27.04.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Njollat e makeup-it janë të veshtira për tu hequr. Shpeshherë ndodhë që rastësisht të ndotim rrobat gjatë kohës sa jemi duke aplikuar make-up. Shumicën e vajzave kjo gjë i nervozon sepse këto janë disa nga njollat më të vështira për tu hequr. Mirëpo, kemi një zgjdihje të mirë për ju.
Mënyra më e lehtë për largimin e njollave të sherkut, dhe makeup-it në përgjithësi është duke fërkuar njollën lehtësisht me letër të lagur. Aplikohet një sasi e detergjentit të enëve, lçreni të veprojë për disa minuta dhe pastaj futet në lavatriçe. Provojeni dhe do të shihni se me këtë metodë do t\’i largoni njollat e makeup-it shumë më lehtë se sa t\’i fusni direkt në lavatriçe.
Hiqni fondatinën nga veshjet tuaja
Fondatina lë shpesh shenja të padëshiruara mbi veshje. Mos u frikësoni, ka një zgjidhje. Hiqni pjesën e trashë me një furçë dhëmbësh dhe pastaj merrni spërkatës detergjenti për njollat dhe spërkatni mbi njollë. Përsëriteni spërkatjen dhe futeni rrobën në lavatriçe. Për leshin dhe mëndafshin nga ana tjetër, nuk ka zgjidhje tjetër, veçse t’i drejtoheni pastrimit kimik.
Si ta hiqni maskarën nga peshqirët pasi lajmë sytë?
Nuk do t’ju gënjejmë. Pavarësisht nga demakiazhet (pastruesit e posaçëm të makiazheve), edhe maskara kundër ujit mbetet mbi peshqir. Rrallë ndodh që këto raste mos të vëmë në punë lavatriçen. Për fat të mirë, ka një zgjidhje! Përzieni një lugë gjelle ujë të ftohtë me pak detergjent dhe alikojeni masën mbi copë. Fërkojeni, shpëlajeni, përsëriteni disa herë derisa të mos mbeten shenja të zeza. Më pas vini lavatriçen në lëvizje. Fundja, është lagur diku ai dreq peshqiri.