Qysh me i largu njollat e verës së kuqe?

  • dua.com Team ·
  • 12.08.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Njollat e verës së kuqe janë disa nga njollat më të tmerrshme për tu larguar. Nëse keni veshur një këmishë apo fustan të ri në një darkë dhe e njollosni me verë të kuqe, disponimi juaj do të prishet. Nëse deri më tani keni menduar se vera e kuqe i shkatrron rrobat tuaja, nuk është ashtu. Ka disa metoda përmes të cilave mund t\’i largoni njollat e verës së kuqe. Ne po ju tregojmë tri prej tyre.

Përdorni krip

Për të filluar largimin e njollës nga vera e kuqe ju duhet krip. Mbuloni njollën me një shtresë të trashë të kripës dhe lejoni të qëndroj për 1 orë. Kripa do ta absorbojë verën e cila mund të largohet lehtë pas larjes në lavatriqe. Prandaj mos hezitoni ta përdoreni.

Shtoni qumsht për të zbutur njollat e verës së kuqe

Në mënyrë që pastrimi të bëhet i thellë zbrazni qumësht mbi njollë. Pas disa orësh pastroni në dorë apo në lavatriqe për të larguar erën. Do ta shihni që qumshiti do të bëjë efektin e vet.

Në fund vjen uthulla

Nëse nuk e keni provuar një nga metodat e propozuara më lartë, provoni uthullën. Zbrazni uthull mbi njollë dhe pastaj krijoni një pastë me sodë bikarboni dhe ujë. Vendoseni pastën mbi njollë, dhe futeni në lavatriqe pas 1 ore. Rezultati nuk do të mundojë.

dua.com Team

Related