Qysh me i largu pikat e zeza në hundë me skrub natyral?

  • dua.com Team ·
  • 28.04.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Pikat e zeza në hundë janë problem për të gjithë. Lëkura e bukur dhe e pastër është ndër elementet kryesore të bukurisë së një personi. Një ndër mënyrat për të pasur një lëkurë të tillë është duke u kujdesur për të çdo ditë.

Sidoqoftë, shpeshherë disa personave u shfaqen pika të zeza në hundë, e të cilat me të vërtetë se janë irrituese dhe askush nuk dëshiron t’i ketë. Prandaj ju sjellim më poshtë një ilaç natyral për heqjen e këtyre pikave.

Përbërësit:

  • Limon
  • Mjaltë
  • Sheqer

Maska për pikat e zeza në hundë

Preni një limon në dysh dhe hidhni pak mjaltë për ta mbuluar sipërfaqen e limonit të prerë (siç shihet në fotografi). Pastaj hidhni pak sheqer dhe me lehtësi fërkojeni fytyrën me këtë ‘sfungjer’ natyral. Procedurën përsëriteni vetëm një herë në javë pasi efekti gërryes mund a dëmtojë lëkurën tuaj, më tepër se sa ta mbrojë. Kështu që jini tëkujdesshëm. Pas maskës mos harroni të aplikoni krem hidratues, është zgjidhja e duhur për të relaksuar lëkurën e skuqur pas skrubit.

dua.com Team

Related