Qysh me i largu rrudhat në fytyrë përmes sodës së bukës?

  • dua.com Team ·
  • 09.05.2019 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Qysh me i largu rrudhat në fytyrë përmes sodës së bukës? Ka produkte të ndryshme në treg që luftojnë pamjen e puçrave të fytyrës, pikave të errëta, rrathëve të errët rreth syve dhe rrudhave.

Shumica prej tyre janë të shtrenjta dhe humbin efektivitetin e tyre në një kohë shumë të shkurtër, transmeton lajmi.net. Ky anti-inflamator i fuqishëm, anti-oksidues dhe një agjent antibiotik ka gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore.

Recetën mund ta ndiqni më poshtë per me largu rrudhat në fytyrë:

  • Uthull molle
  • Sodë buke
  • ½-ta e gotës ujë
  • ½-ta e limonit
  • mjaltë

Udhësuesit:

Merrni ujin, shtrydhni limonin dhe vendosni të gjithë përbërësit që përmendëm më lart. Përzieni mirë derisa të merrni një përzierje homogjene. Aplikoni atë në fytyrën tuaj dhe lini të qëndrojë brenda natës. Përsëriteni procedurën çdo natë para se të shkoni në gjumë për 1 muaj.

Soda bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës është një ilaç natyral që mund të trajtojë shumë probleme të lëkurës. Është një tonik shumë i mirë dhe shumë efektiv në pastrimin e lëkurës, largimin e qelizave të vdekura dhe eliminimin e ndonjë puçrre apo akne.

Perfitimet

Soda e bukës është një pastrues shumë i fuqishëm i fytyrës, jashtëzakonisht efektiv në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, papastërtive dhe yndyrës nga lëkura, në parandalimin e shfaqjes së akneve dhe në hapjen e poreve të fytyrës. Nëse dëshironi të pastroni lëkurën tuaj, merrni pak sode buke në dorën tuaj dhe shtoni pak ujë të ngrohtë.

Përzieni deri sa të krijoni një pastë homogjene. Lageni lëkurën tuaj me ujë të ngrohtë dhe aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj me masazhim në lëvizje rrethore. Pasi ta keni aplikuar, lëreni në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023