Qysh me i largu rrudhat rreth syve?
- dua.com Team ·
- 08.02.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Rrudhat rreth syve fillojnë të shfaqen duke u shkaktuar nga faktorët gjenetik që reduktojnë kollagjenin dhe elasticitetin lekurës.
Ka lloje të ndryshme të kremave që ndihmojnë apo parandalojnë shfaqjen e rrudhave rreth syve.
Mirëpo këto duhet përdorur mbi moshën 25 vjeqare.
- Nëse rrudhat fillojnë të shfaqen në moshë më të hershme atëherë merrni një sasi të vajit të kokosit organik dhe masazhoni zonën rreth syve.
- Përsëritni secilen ditë këtë procedurë.
Vitaima E per rrudhat rreth syve
Vitamina E është një komponim kimik dhe një antioksidant i fuqishëm.
Kjo do të thotë se ai mund të luftoj radikalaët të cilët kontribojnë në mplakjen e lëkurës.
Antioksidantët mund të reagojnë me radikalët në molekulat e trupit, duke parandaluar reaksionin zinxhiror i cili shpie deri te dëmtimi i këtyre molekulave.
Ata bëjnë neutralizimin e radikaleve pa dëmtuar indet tuaja dhe me këtë ndihmojnë në reduktimin e shpejtësisë me të cilën shfaqen rrudhat.
Vitamina E gjithashtu ndihmon në luftimin e pezmatimeve dhe është hidratuese.
Kjo do të thotë se blerja e produkteve të cilat përmbajnë vitaminë E është një zgjidhje e mirë për personat me lëkurë të ndjeshme dhe rrudhat rreth syve.
Kremat kolagjene & kremat pro-kolagjen
Kolagjeni është një proteinë natyrale. Ai gjendet në lëkurën tonë dhe i jep asaj elasticitetin dhe qëndrueshmërinë.
Lëkura e një bebeje është e mbushur me kolagjen, mirëpo me kalimin e kohës, ritmi me të cilin prodhohet kolagjeni zvogëlohet.
Kjo është si pasojë e procesit të mplakjes, mirëpo edhe si pasojë e zgjedhjeve tona.
Si p.sh pirja e duhanit dhe rrezitja në diell reduktojnë prodhimin e kolagjenit.
Për këtë arsye, kolagjeni përmendet në shumë krema kundër rrudhave. Fatkeqsisht, nuk është kaq e thjeshtë.