Qysh me i luftu viruset e vjeshtës?

  • dua.com Team ·
  • 08.09.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Me ardhjen e stinëve të ftohëta, vjeshtës dhe dimrit, vijnë edhe viruset e gripet.  Fatkeqësisht të gjithë po kalojmë një periudhë të rënd duke u mbrojtur nga koronavirusi.

Mirëpo njësojë duhet të veprojmë edhe me këto gripe dhe viruse sezonale.

Për të ndikuar në parandalimin e sëmundjeve gripale dhe ftohjes, është e nevojshme të lani shpesh dhe plotësisht duart tuaja.

Kujdes, evitoni prekjet e fytyrës për të shmangur viruset! Po ashtu, shmangni dhe kontaktet me persona të sëmurë. Ndërsa për të parandaluar alergjinë duhet vetëm të shmangni kontaktin me zonat dhe territoret ku gjenden alergjenët.

Normalisht ato që ju mund t’i keni identifikuar si të tillë.

Trajtimi i gripit dhe kohëzgjatja e tij

Simptomat e gripit dhe të ftohjes mund të shfaqen në çdo kohë dhe zakonisht zgjasin nga dy deri në katërmbëdhjetë ditë.

Trajtimi i të ftohurit apo gripit mund të kërkojë regjim, përkujdesje dhe trajtim mjekësor. Mirëpo po ashtu edhe vaksinime në periudha epidemish.

Ushqehuni mirë dhe kujdesuni për imunitetin

Ka shumë rëndësi qe edhe në këtë periudhë të vitit të ushqeheni mirë. Perimet, ushqimet me vitamina, supat dhe çajrat duhet të jenë pjesë e dietës tuaj të përditshme.

Duke u ushqyer siç duhet edhe organizmi juaj do të jetë më i fortë karshi secilit grip apo virus me të cilin mund të përballet.

dua.com Team

Related