Qysh me i mbrojte syte nga teknologjia?
- dua.com Team ·
- 09.11.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Ditëve të sotme të gjithëve na lodhen sytë. Për orë të tëra përdorim paisje teknologjike si smartphone, kompjuter, tablet etj. Pra, të gjithë e përjetojmë dhimbjen nga lodhja e syve. Mirëpo çfarë mund të bëjmë që t’i mbrojmë sytë tanë?
Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni smartphone, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.
Përpos kësaj?
Në mënyrë që t’i mbroni sytë mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.
Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën. Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.
Rregulli 20-20-20
Mos harroni rregullin e “20-20-20”. Ne ju sygjerojmë që ky rregull të ndiqet patjetër. Në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra.
Nëse nuk dëshironi që të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disaminutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.