Qysh me i mirëmbajtë rrobat e dimrit?
- dua.com Team ·
- 30.01.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Rrobat e dimrit kërkojnë tretman special, më së shumti për shkak të përbërjes dhe materialit nga i cili janë bërë.
1.Jaknet me pupla është mjaftueshëm t’i lani vetëm dy herë gjatë sezonit. Larja e shpeshtë mund të dëmtojë puplat. Nëse i lani në rrobalarëse, atëherë lajini me ujë të ftohtë dhe mos përdorni detergjent klasik, por produkte për larje të cilat janë për materiale të ndjeshme.
2.Kapele, dorezat dhe shallat lajini më së shumti tri herë në sezon, në rrobalarëse apo në dorë, varet nga materiali.
3.Xhemperët duhet të lahen pas gjashtë të veshurave, ndërsa copëzat e leshta kërkojnë edhe më shumë kujdes. Para larjes sillini mbrapsht dhe lajini me rroba të ngjyrës së njëjtë. Shpërlani dy herë, ndërsa nëse është e mundshme thajini në hapësirë.
4.Kapele, dorezat dhe shallat lajini më së shumti tri herë në sezon, në rrobalarëse apo në dorë, varet nga materiali.