Qysh me i ngjyros vezët për pashkë me fëmijë?
- dua.com Team ·
- 03.04.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Ngjyrosja e vezëve është një mënyrë argëtuese për të festuar pranverën dhe për ti shtuar ngjyrë festës së pashkëve.
Nevojiten:
- vezë
- ngjyra për vezë
- uthull
- ujë.
1.Vendosni vezët në një tenxhere dhe mbuloni ato me ujë të ftohtë. Pasi të zihen lihen të ftohen në ujë të akullt për 5 minuta.
2.Ndërkohë që vezët janë duke u ftohur, përgaditni sipërfaqen në të cilën do të ngjyrosni vezët. Mbuloni sipërfaqen me gazetë apo letër për pjekje, pasi që në fund është shumë e lehtë ta largoni dhe nuk do të keni papastërti.
3.Gotat e plastikës janë shumë të përshtatshme për ngjyrosjen e vezëve. Përcillni udhëzimet e ngjyrës, që zakonisht kërkojnë ujë në temperaturë dhome dhe pak uthull.
4.Përgaditni ngjyrën në ngjyrat e dëshiruara, dhe vendosni vezët brenda në gotë për 5 minuta.
5.Me kujdes largoni vezët me lugë, thani me letër kuzhine dhe vendosini në karton të vezëve që të thahen.