Qysh me i parandalu problemet me tretjen?
- dua.com Team ·
- 08.06.2020 ·
- Qysh Me ·
- 3 min read
Problemet me tretjen nuk ju lejojnë të ndiheni asnjëherë rehat. Tretja është proces shumë i rëndësishëm i funksionimit të mirë të organizmit.
Prandaj ka shumë rëndësi që kur të ushqehemi të kemi parasysh se cilat ushqime ndihmojnë apo e vështirësojnë tretjen. Më poshtë në po përmendim disa ushqime që duhet t’i shmangni nëse keni problem me tretjen. Këtë mund ta bëni edhe nëse thjeshtë dëshironi t’i parandaloni problemet e tilla.
Problemet me tretjen dhe ushqimet e fërguara
Konsumimi i ushqimeve të skuqura (të fërguara), të cilat janë të pasura në yndyra, mund të rezultojë me diarre. Salcat e pasura, prerjet e mishit me dhjamë, dhe ëmbëlsirat me gjalpë ose kajmak mund të shkaktojnë mundim, po ashtu. Zgjidhni ushqime të pjekura dhe salca të lehta të cilat përmbajnë perime në vend të gjalpit ose kajmakut. Për shkak se frutat e grupit të agrumeve janë të pasura në fibra, ato mund të shkaktojnë mbingarkesë të zorrëve për disa njerëz. Andaj hani me kujdes portokajtë, grejpfrutin dhe frutat tjera agrume nëse tretja juaj duket e trazuar.
Shmangni sheqerin artificial
Përtypja e tepruar e çamçakëzëve pa sheqer me sorbitol është gjetur se shkakton diarre dhe ngërçe. Të ngrënit e më shumë se 50 gramë sorbitol në ditë mund t’u japë zorrëve tuaja probleme. Megjithatë nuk janë vetëm çamçakëzët – sasia e tepruar e cilitdo ushqim të bërë me ëmbëltues artificial mund t’u shkaktojnë diarre. Arsyeja: organizmi juaj nuk mund ta tretë sorbitolin.
Produktet e qumshtit
Nëse jeni jotolerant në laktozë, produktet e qumështit mund të shkaktojnë diarre, fryrje, gaz, dhe probleme tjera intestinale. Sëmundja buron nga mungesa e enzimave të nevojshme për ta tretur laktozën, një sheqer i cili gjendet në qumësht dhe produktet e tij. Shmangni ose kufizoni këto produkte. Ose përdorni pika ose tableta që merren pa recetë dhe të cilat përmbajnë enzimën e cila tret laktozën.
Shmangni fasulet për të shmangur problemet me tretjen
Duke qenë një burim i zakonshëm i problemeve, fasulet përmbajnë sheqer të patretshëm që mund të shkaktojë gazra dhe shtrëngime. Organizmi i njeriut nuk ka një enzimë e cila zbërthen këto sheqerna. Bakteret e pranishme në zorrë e bëjnë punën e tyre, duke krijuar gazra gjatë procesit. Zieni fasulet për së paku katër orë dhe zbrazni ujin për të eliminuar ca përbërës sheqeror të patretshëm.
![](https://www.dua.com/wp-content/uploads/2024/10/unnamed-file-180x180-optimized.jpg)