Qysh me i pastru enët më shpesh e pa u stresuar për to?
- dua.com Team ·
- 01.09.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Qysh me i pastru enët më shpesh pa u stresuar? Kuzhina juaj është e mbushur me enë të papastra? Keni vetëm 15 minuta kohë? Çfarë duhet të bëni që t\’i pastroni pa u stresuar?
Hapi i parë: Lëshoni muzikë, kështu që nuk do të mërziteni
Nuk ka asgjë më të mirë se të bësh punët e shtëpisë duke vallëzuar për rreth. Kënaqeni duke bërë punët e shtëpisë dhe mbi të gjitha bëni edhe pak aktivitet fizik. Që të pastroni shpejt duhet të jeni te organizuar. Vendosni të gjitha pjatat dhe enët e palara në një vend. Mbusheni lavamanin me ujë vërtetë të nxehtë, por vetëm nëse keni dorëza. Në të kundërt do keni vështirësi për t\’i larë ato.
Nëse nuk keni dorëza mbusheni me ujë të nxehtë deri sa duart tuaja mund të durojnë. Mos e digjni vetveten, por uji i nxehtë duhet i tillë që të mbysë bakteriet e tepërta. Pastroni të gjitha enët një nga një dhe që të hapni vend niseni nga më të pastrat deri tek më të papastrat. Paststroni gotat, pastaj pjatat dhe në fund gjërat më të mëdha si tenxherja, tepsia, tigani. Për këto të fundit përdorni edhe tel enësh apo gërryes me qëllim që t\’u hiqni yndyrën e fortë.
Pasi të keni mbaruar, vendosini në pjatatharëse ose fshijini me një peshqir që është posatshërisht për enët tuaja. Mos e përdorni atë peshqir për asgjë tjetër nëse doni me i pastru enët me të, dhe mundësisht lajeni me dorë me ujë të nxehtë e detergjent të thjeshtë.
