Furcat kualitative të makiazhit shpeshherë janë të shtrejta, dhe duhet të keni kujdes të shtuar gjatë pastrimit të tyre, sepse mund ti dëmtoni ato.
Nevojitet:
- 2 gota ujë të ngrohtë
- 2 lugë uthull
- 2 lugë deterxhent enësh.
1.Mbushni një enë me 2 gota ujë.
2.Shtoni uthullën dhe deterxhentin e enëve.
3.Përzieni masën dhe futni furcat një nga një në tretësirën e përgaditur.
4.Masazhoni brushat me tretësirë. Shpërlani furcat me ujë të ngrohtë.