Qysh me i pastru muret?

  • dua.com Team ·
  • 07.12.2016 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Duke fërkuar muret ju mund të largoni ngjyrën, mirëpo duke përdorur këtë tretësirë pastruese të përgaditur në shtëpi ju do të largoni papastërtitë në mure pa i dëmtuar ato.

Përbërësit:

  • 2 gota ujë
  • 1 lugë deterxhent të enëve
  • 1 lugë uthull.

1.Kombinoni në një enë të gjithë përbërësit.

2.Zhytni një leckë të pastër në tretësirën e krijuar.

3.Me anë të leckës pastroni lehtësisht muret, pa ushtruar presion.

dua.com Team

Related