Qysh me i pastru rrobat duke perdorur uthull?
- dua.com Team ·
- 25.08.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Qysh me i pastru rrobat duke perdorur uthull? Uthulla është një forcues ngjyre natyral. A e keni ditur se kjo mund të bëhet me uthull? Nëse doni të forconi ngjyrën e rrobave tuaja të zbehta, përdorimi i uthullës është zgjidhja e duhur.
Këtë mund ta bëni edhe kur lani rrobat në lavatriqe!
Ja si duhet të veproni:
- Shtoni ½ gote uthull të bardhë në lavatriqe për të mbrojtur ngjyrat nga zbehja.
- Shtoni 1 gotë uthull në shpërlarjen e fundit të lavatriqes, sepse uthulla vepron si zbutës natyral i rrobave.
- Aplikoni një sasi të uthullës në njolla dhe fërkoni njollat para se ti fusni rrobat në lavatriqe.
Përfitime të tjera nga uthulla
Studimet shkencore kanë treguar se pirja e uthullës përpara gjumit mund të jetë jashtëzakonisht mirëbërëse për pacientët e diagnostikuar me diabet.
Një studim i Arizona State University tregoi se pirja e dy lugëve gjelle me uthull dhe pak djathë përpara gjumit së bashku me ilaçet kundër diabetit ulte ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak të nesërmen.
Gjatë stinës së ftohtë, gjasat që të prekeni nga simptomat e gripit dhe të të ftohurës janë të mëdha. Bakteret përgjegjëse që përthajnë fytin shkatërrohen nga aciditeti i uthullës së mollës.
Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gllënke me uthull molle gjysëm deri në një orë përpara gjumit që në mëngjes të jeni si kokrra e mollës.