Qysh me i pastru xhamat e dushit me sprej dezinfektues?

  • dua.com Team ·
  • 10.06.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Dyert dhe xhamat e dushit janë shumë të bukur, mirëpo kur vjen puna të mirëmbatja e tyre gjërat vështirësohen.

Ata preken me sapun, njolla uji apo çarje të ndryshme që ju ndodhin. Prandaj pastërtia dhe shkëlqimi i tyre bëhet i vështirë. Mirëpo me disa teknika të thjeshta ju mund ta arrini.

Përdorni sprej për xhamat e dushit

Nëse i pastroni çdo ditë me sprej xhamat e dyerve të dushit tuaj mbajtja e tyre pastërt do të jetë edhe më e lehtë. Së pari pastroni me sprej xhamat sa të jenë të tharë e pastaj çdo ditë pas çdo dushi. Sepse nëse dëshironi të mbani një kabinë banjoje me xhama pastrimi çdo dy javë do të ju mjafton. Mirëpo lajmi i mirë është se një sprej të tillë mund ta përgatitni edhe vet në shtëpi.

Përbërësitë për sprejin dezinfektues

  • ¼ gotë uji
  • ¼ filxhan uthull të barhdë
  • ¼ alkool 95%
  • 15 pika vaj esencial

Këto të gjitha përzeni në një shishe për spërkatje dhe përdoreni për t’i pastruar xhamat tuaja. Kjo përzierje do t’i eleminojë të gjitha shenjat në xhamat tuaj të dushit. Sigurisht edhe mënyra e pastrimit luan rolin e vet, sepse pasi të keni hedhur sprejin, do t\’ju duhet ta fërkoni me kujdes në mënyrë që të gjitha njollat të hiqen përfundimisht.

dua.com Team

Related