Qysh me ringjalle floket tuaja ne menyre natyrale?

  • dua.com Team ·
  • 27.03.2023 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Qysh me ringjalle floket tuaja ne menyre natyrale? Flokët tuaja duhet të kenë përparësi kur vjen tek bukuria e tyre. Kur është në pyetje shëndeti dhe bukuria e flokëve, ju sjellim lajme të mira.

Nuk keni pse t’ju ekspozoheni kemikateve të dëmshme për ta nxitur rritjen e serishme të flokëve! Hulumtimet e deritanishme kanë vërtetuar se disa bimë kanë ndikim të shkëlqyeshëm në parandalimin humbjes së flokëve.

Qepa është shumë i mirë për flokët tuaja

Gjatë një hulumtimi, 20 prej 23 personave kanë lyer flokët me lëngun e qepës. Këtë e kanë bërë 2 herë në ditë, për 6 javë. Pas 6 javësh dendësia e qimeve ishte rritur dhe ishte parandaluar rënia e tyre.

Qepa është antioksidant i fortë dhe ka një efekt të jashtëzakonshëm në eliminimin e baktereve dhe elementeve të dëmshme nga trupi juaj. Kështu që nuk është cudi që ka efekt edhe tek flokët tuaj.

Specat pikantë

Ekspertët kanë vërtetuar se personat të cilët për çdo ditë konsumojnë 6 mg speca pikantë pas 5 muajsh vërejnë trashjen e flokëve. Mirëpo, ata theksojnë se para aplikimit duhet të këshillojnë mjekun.

Sido që të jetë duket se specat pikante në të vërtetë i bëjnë mirë jo vetëm flokëve tuaj por edhe shëndetit tuaj.

Aloe vera

Aloe vera me shekuj përdoret për nxitjen dhe trashjen e qimes së flokut. Ekspertët kanë vërtetuar se është kombinim i hatashëm edhe rozmarina dhe sherbela.

Rozmarina nxit rritjen e flokëve ndërsa që sherbela forcon qimen karshi faktorëve të shumë të dëmshëm që vijnë nga jashtë.

dua.com Team

Related