Qysh me i ruajtë mesazhet e Gmail?

  • dua.com Team ·
  • 05.03.2018 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Opsionet Cut dhe Paste janë shumë të mira, por Google ofron edhe një opsion i cili mundëson ruajtjen e mesazheve të Gmail në formatin PDF në shërbimin Google Docs.

Ja si bëhet kjo:

  • Identifikohu në Gmail.
  • Shkoni tek opsioni Settings.
  • Klikoni në menynë Labs.
  • Ecni poshtë më maus dhe klikoni Enable Create a Document.
  • Shkoni në fund dhe klikoni Save Changes.
  • Kur dëshironi të ruani një mesazh si dokument, klikoni në butonin More dhe zgjidhni opsionin Create a Document.
  • Një faqe e re do hapet dhe ju do të jeni në Google Docs.

Prej aty e keni lehtë të redaktoni, dhe eksportoni në formatin PDF ose në ndonjë format tjetër.
Kjo është e dobishme nëse ju pranoni mesazhe të rëndësishme dhe që ju duhen, mund ti ruani si dokumente dhe pastaj ti printoni.

dua.com Team

Related