Qysh me i sistemu rrobat e dimrit në dollap tani që erdhi vera?

  • dua.com Team ·
  • 03.06.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 5 min read

Dimri iku për këtë arsye rrobat e dimrit duhet t\’i sistemoni. Tani që i keni larë të gjitha rrobat e trasha, çështja është ku t’i vendosni deri vitin tjetër. Shpesh duket sikur asnjëherë nuk u gjen vendin ideal. Mos kujtoni që është aq e lehtë.

Rrobat duhen palosur si duhet, varur ose vendosur në një mënyrë të tillë që të rrojnë gjatë. Me qëllimin për t’ju ndihmuar me punët e stinës, janë pyetur disa ekspertë për ruajtjen e sendeve jashtë sezonit. Kini parasysh këto këshilla për hapësirat e vogla, materialet me vlerë dhe parandalimin e mykut dhe brejtësve. Kjo është harta e rrugës drejt gardërobës së freskët dhe të organizuar të rrobave të dimrit.

Një vitrinë për çizmet

Shumica e specialistëve këshillojnë që çizmet të mbahen në kutinë e tyre të vërtetë. Që mos të dëmtohen “mund të porositet një raft çizmesh ku ato të rrinë në këmbë që është një mënyrë e mirë edhe për t’i ekspozuar” thotë Ginny Snook specialiste organizimi për dollapet. Scott thotë gjithashtu që varëset janë alternativa e shkëlqyer edhe për të kursyer hapësirën.

Blini varëse si kapëse që mbajnë çizmet bashkë, tek qafat dhe i varni në një shufër. Scott sugjeron të varësh katër ose pesë në një radhë për të mos zënë vend. Çizmet shpesh humbasin formën e tyre, por ka një zgjidhje të thjeshtë edhe për këtë. Maxell Ryan, drejtuesi dhe themelues i Apartment Therapy, sugjeron “të blesh ca forma këpucësh ose t’u vendosësh bidona apo revista të mbledhura.” Mos e tepro sepse mund të hapen.

Kutitë janë të shkëlqyera për të mbajtur shumë rroba

Blogerja Carley Knobloch përdor kuti transparente për rrobat. “Më pëlqejnë kutitë transparente. Fotografoj çdo gjë që kanë brenda dhe krijoj një dosje digjitale dhe mund t’i kontrolloj menjëherë çfarë kanë kur dua të gjej diçka pa bërë rrëmujë, thjesht duke hapur dosjen në kompjuter e sezonin tjetër.”

Scott është dakord që këto kuti janë më të mira sesa sirtarët. Sirtarët, sipas saj, të jenë “vetëm për rrobat që vesh çdo ditë, të brendshme, rroba banje dhe rrobat e përditshme”. Sa vend zënë është gjithashtu e rëndësishme, prandaj zgjidhje mund të jenë edhe qeset plastike me vakuum. Por, kujdes, sepse si thotë specialistja e Apartment Therapy, Ryan, “qeset me vakuum mund të kursejnë shumë hapësirë, por ato nuk i lejojnë rrobat të marrin ajër, kështu që përdorini vetëm për një grup të kufizuar veshjesh bluza të thjeshta, pizhame dhe çorape.”

Varur apo palosur?

Kjo është një nga dilemat më të mëdha kur sistemojmë rrobat e dimrit. Neglizhimi i zgjidhjes së duhur mund të përfundojë në rroba të rrudhosura dhe prishje të copës. E para, mendo për materialin. Specialistja e organizimit thonë që materialet me fibra natyrale duhet të qëndrojnë të varura, si kashmiri, ose leshi, në vend që të palosen. Duane Schumann, menaxhere në Treasured Garment Restoration, shton \”Fibrat akrilike dhe poliestër është më mirë të palosen në vende të veshura me material pa acid.\”

Xhinset dhe bluzat, mund të palosen edhe të rrotulluara

Kushtoni gjithmonë rëndësi llojit të varëses. Për materialet e mëndafshit ose pambukut “përdor varëse të veshura me copë që mos të lënë vija në veshje si varëset metalike”, thotë Scott. Vendi ku varen rrobat duhet të jetë i thatë, por i ajrosur, shkruan revista class. Në vend të qeseve të pastrimit kimik, që Schumann thotë mund \”lëshojnë gaz në temperaturë të lartë dhe lënë njolla nga emëtimi i vajrave” përdor veshje pambuku që i lejojnë rrobat të marrin pak ajër të pastër.

Mos përdor bar molesh, por livandë dhe kedër

Nëse rrobat nuk janë vendosur në gjendjen e duhur, myku dhe molat kanë më shumë mundësi për të sulmuar. Dhe pse sferat antimola duken shumë të mira kundër insekteve, ato janë të këqija për ruajtjen e rrobave. Jo vetëm mbajnë erë të keqe, por materialet e përdorura për to, në të shkuarën shpesh kanë qenë të ndaluara.

Si alternativë, specialistët këshillojnë kedër apo boçe të vogla cope me livandë apo lëkura të grira limoni. Këto i mbajnë rrobat të thata dhe me erë të mirë. Kujdes me kedrin sepse mund të jetë shumë tharës për mjedisin. “Problemi me drurin e kedrit është që dehidraton çdo gjë përreth dhe kur kemi materiale natyrale si gëzofi apo lëkura ua nxjerr vajin jashtë,” thotë Scott. Kur copave u hiqet vaji bëhen delikate dhe lëshohen ose çahen.

dua.com Team

Related