Qysh me i thene JO shefit tuaj ne menyren e duhur?

  • ·
  • 28.03.2023 ·
  • 300 ·
  • 3 min read

Qysh me i thene JO shefit tuaj, ne menyren e duhur? Ti thoni ndonje kerkese qe ju behet JO, vecanerisht nese personi qe e ben kerkesen eshte shefi juaj nuk eshte aq e lehte.

Edhe nese beni maksimumin tuaj, shefi serish do te kete kerkesa. Ka raste kur nuk keni me mundesi t’i pergjigjeni pozitivisht dhe ju duhet t’i thoni me patjeter JO.

Jepni kohe vetes

Nese kerkesa vjen permes emailit apo ndonje menyre tjeter, pervec atyre permes telefonit apo balle per balle, mos u pergjigjni menjehere. Hidhni nje sy kerkeses dhe mendoni per te.

Nese shefi juaj ju kerkon dicka gjate bisedes me kontakt direkt apo permes telefonit, kerkojini kohe per t’menduar dhe se do ta lajmeroni ne nje moment te dyte.

Konsideroni kerkesen me kujdes per te vendosur se nese eshte me te vertete e paarsyeshme duhet t’i thoni JO.

Pregaditeni pergjigjen me heret para se me i thene JO shefit tuaj

Paramendoni pyetjet qe mund t’ju bej kur t’i pergjigjeni negativisht, dhe mendoni se si do t’i pergjigjeni atyre. Beni prova me ze para se te bisedoni me te ne menyre qe te rrisni vetebesimin tuaj para bisedes reale.

Zgjidheni kohen dhe vendin e duhur per te folur me shefin

Bisedoni ne ndonje vend privat nese rrethanat e punes ju mundesojne te keni nje moment vetem me shefin tuaj.

Kujtojini disponimin e shefit tuaj dhe stilin e punes se tij/saj. Nese shefi juaj eshte person i mengjesit dhe behet i bezdisshem pasdite, atehere sigurohuni qe te flisni me te heret ne mengjes.

Komplimentoni shefin tuaj ndersa refuzoni kerkesen

Nese shefi juaj kerkon nga ju qe te merrni me shume pergjegjesi, kjo tregon se ai ka besim ne aftesite tuaja per ta kryer punen.

Tregojini qe kjo ka nje domethenie te madhe per ju dhe se jeni mirenjohes per besimin qe ai ka tek ju si punetor.

Kete gje bejeni para se ti thoni se nuk keni mundesi ta kryeni detyren e ngrakuar.

Tregoni shefit se pse ju duhet te thuani JO

Duke paramenduar qe keni nje arsye te forte per te thene JO, atehere nuk keni arsye te genjeni.

Shumica e punedhenesve vleresojne sinqeritetin e punetoreve te tyre, ne vend qe te merrni persiper nje pune qe se kryeni dot.

Ofroni ndonje zgjidhje alternative

 Gjeni dike tjeter qe mund ta kryej detyren qe shefi po ju ngarkon juve.

Provoni kompromisin

Ndoshta nuk mund te beni saktesisht ate qe ju kerkon shefi, mirepo eshte e mundur qe te merrni detyren. Nje menyre e mire eshte duke ndryshuar prioritetet tuaja. Ose nese dikush eshte i prirur t’ju ndihmoje ndajeni detyren me te, dhe meritat e punes se kryer gjithashtu.

Related