Qysh me i trajtu flokët kaçurrela natyrale?

  • dua.com Team ·
  • 06.04.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

1.Lani flokët me shampo e cila është posaçerisht për flokët kaçurrela.

Nuk është e nevojshme t’i lani çdo ditë mjafton dy herë në javë. Larja e shpeshtë mund të eleminojë yndyren e skalpit për të cilen ka nevojë floku juaj. Gjithnjë përdorni një trajtim të thellë për flokët, që të kenë formë sa më të bukur dhe normalisht të jenë të shëndetshëm.

2.Blini trajtim në ndonjë farmaci ose mund t’a përgatisni vetë një të tillë.

Mjafton të keni vaj ulliri dhe vaj jojoba, t’i përzieni bashkë dhe me këto dy përbërës të lyeni flokët. Nëse për momentin nuk ju gjindet vaj në shtëpi, atëherë mund t’i lyeni flokët me majonezë dhe t’i lini të qëndrojnë për një orë. Trajtoni sa më shpesh flokët me të tillë përbërës sepse do t’i ndihmojnë flokët të jenë të fortë, të shëndetshëm dhe lehtësisht të stilueshëm.

3.Krehni flokët me krahër me dhëmbëza të gjërë.

Asnjëherë mos përdorni brush sepse do të shkaktojë frizurë të flokëve, e cila do t’ju dhurojë një pamje aspak të këndshme. Lyeni flokët me xhel stilimi i cili nuk ka në përbërjen e tijë alkol. Thani flokët sa herë të keni mundësi, por asnjëherë me ajër të nxehtë pasi thjeshtë do t’i fryjë ato duke humbur totalisht formen. 

dua.com Team

Related