Është folur shumë për efektet pozitive të vajit tëkokosit, sidomos për fytyrën dhe flokët tuaja.
5 arsye se pse është mirë të përdorni vajin e kokosit
- Është i pasur me proteina si asnjë lloj vaji tjetër.
- Është ideal për majat e dëmtuara, sepse nuk ka minerale dhe i ndihmon flokët të ruajnë lagështirën natyrale, i forcon dhe i bën ata më elastikë.
- Ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë të kokës, e cila mund të shkaktojë edhe zbokth.
- Është një antibakterial mjaft i mirë natyror dhe lufton një shumëllojshmëri infeksionesh, duke i bërë flokët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe pa zbokth.
- Përmban acide yndyrore të shëndetshme për lëkurën e kokës dhe vitamina E e K, të cilat ndihmojnë për të pasur flokë më të fortë, skalpin më të pastër dhe parandalon humbjen e proteinave.
Po ashtu, ndihmon edhe në shkëlqimin e flokëve.