Qysh me i trajtu mavijosjet në trup?
- dua.com Team ·
- 18.04.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Akulli
Kocka akulli të mbuluar në një leckë mund ta zvogëlojnë ënjtjen. Kësisoj, zvogëlimi i ënjtjes redukton efektet e shëmtuara afatgjate të mavijosjes. Aplikoni akullin mënjëherë. Mbajeni për rreth tridhjetë minuta.
Xheli Arnica
Rrjedh nga bima e njohur si “fatkeqësia e ujkut”, ky xhel është një ndër të preferuarit në mesin e atletëve. Përdoreni sipas udhëzimeve të dhëna.
Hani fruta dhe perime
Kjo paraqet një mënyrë parandaluese, por nëse trupi juaj është tepër i zënë duke u përpjekur të tretë burgerat dhe shake-at, atëherë natyrisht se nuk do të shpenzojë shumë kohë në shërimin e mavijosjeve. Hani më pak mish. Konsumoni më tepër fruta dhe perime dhe kështu trupi juaj do të bëhet makinë shëruese e mavijosjeve.
Shmangni Aspirinën
Mavijosja mund t’ju shkaktojë dhimbje të ashpra në moment të caktuar. Kështu, mund të ndjeni nevojën të merrni aspirinë për qetësimin e dhimbjes, mirëpo nuk duhet vepruar kështu. Aspirina është një antikoagulant. Kjo shkakton që gjaku të përhapet shumë shpejtë në gjithë zonën e dëmtuar, duke rritur madhësinë e mavijosjes. . 5.Aplikoni nxehtësi përpara se ënjtja të shkojë te poshtë Aplikoni një kompresim të nxehtë në vendin e mavijosur. Ngrohja ndikon në hapjen e kapilarëve të gjakut dhe rrit përgjigjen e sistemit imunitar.