Qysh me i ushqy floket?
- dua.com Team ·
- 27.03.2023 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Pa marrë parasysh sa të shëndosha i keni flokët ato kanë nevojë për vitamina dhe përkujdesje. E sidomos nëse i keni dëmtuar ato me ngjyra dhe me preparate të ndryshme. Anda ne po ju rekomandojmë një maskë shumë efikase për mirëmbajtjen e tyre.
Përbërësit e maskës
- Gjysmë gotë jogurt
- Gjysmë avokado
- 1 luge mjaltë
Aplikimi i maskës tek flokët
Maskën me avokado duhet ta aplikoni me kujdes, nisni që nga rrënja e flokëve duke masazhuar deri tek majat e tyre. Përpiquni ta shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme dhe me shumë kujdes që të mund të merrni një rezultat sa më të mirë.
Zakonisht aplikimi i një maske luan një rol tepër të rëndësishëm, sidomos kur majat e flokëve tuaj janë të dëmtuara. Ndaj kushtojini vëmendjen e nevojshme këtij hapi dhe aplikoni masën në sasi të bollshme.
Përdorimi
Një maskë e tillë si kjo me avokado, mjaltë e jogur preferohet të përdoret dy herë në javë. Në mënyrë që flokët t’i marrin të gjitha vitaminat e nevojshme maska duhet të lihet në kokë për 20 minuta para se të shpërlahet.
Nëse flokët tuaj janë shumë të dëmtuara duhet të vazhdoni ta përdorni këtë maskë për një kohë të gjatë. Ndërkoh që ju rriten flokëve të rinj dhe prini majat e vdekura, kjo favorizon ushqyerjen e vazhdueshme të flokëve tuaja.
Jo vetëm kaq, por ato do fillojnë të rriten më të dendur se kurrë më parë. Mos harroni se edhe një dietë e shëndetshme ndikon pozitivisht në ushqyerjen dhe shëndetin e flokëve tuaja.
Shpresojmë të ju kemi përgjigjur pyetjes tuaj se qysh me i ushqy floket?