Qysh me importu mallra në Republikën e Kosovës?
- dua.com Team ·
- 12.04.2018 ·
- Qysh Me ·
- 5 min read
Në momentin e importit te ndonjë malli atëherë varësisht nga procedurat te cilën e kërkon kompania importuese edhe behet zhdoganimi i tyre. Mallra mund të futen në pikëkalimet kufitare dhe pastaj dërgohen ne terminalet doganore (ZBD) per zhdoganimn e ngarkesave. Dogana e Kosovës lejon dy opsione të zgjedhjes gjatë një importi. Fillimisht kërkohet që të bëhet zhdoganimi në terminalin më të afërt nga pika e hyrjes. Si opsion I dytë është terminali më I afërt me selin se ku është e regjistruar kompania. Gjithashtu dogana nuk bën regjistrimin e bizneseve kjo varet nga vet kompanit se ku regjistrojnë bizneset.
Procedurat doganore per mallrat qe vijnë përmes postes se shpejte, përfshirë edhe shumat e ashtuquajtura “de minimis”?
Sa i përket procedurave per mallerat qe vijnë ne Post, procedurat janë te rregullta sikur për mallerat tjera, deri sa sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës nr.03/L-109 (të cilin mund ta gjeni në web faqen e Doganës www.dogana.rks-gov.net janë trajtuar/paraparë edhe dërgesat me vlera të vogla, andaj çështjet e tilla trajtohen sipas nenit 27 të KDA-së Aneksit A:
“Çfarëdo dërgese që përbëhet nga mallrat të një vlere jo të madhe e cila dërgohet drejtpërdrejtë nga një vend jashtë Kosovës, te një pranues brenda Kosovës, do t’ilejohet lirimi nga detyrimet e importit”. “Mallerat me vlerë të vogël-nënkupton malli vlera e përgjithshme e të cilave nuk tejkalon shumën prej 22€ për secilën dërgesë”.
Normat mesatare te tarifave ne import per mallrat e kategorive te ndryshme si ne bujqësi, ndërtimtari, etj?
Shumica absolute e mallrave te cilat importohen ne Kosovë, te cilat janë pajisje bujqësore janë të liruara nga obligimet doganore deri sa për ndërtimtari mallrat te cilat vinë nga vendet e CEFTA-s paguajnë kryesisht 18% TVSH-ë deri sa nga vendet tjera paguajnë obligimet e plota (10% takse doganore dhe 18% TVSH).
Specifikimi i mallrave sipas përshkrimeve individuale ne kode tarifore, masave te politikes tregtare, norma e detyrimit, norma preferenciale, TVSH-ë dhe normë të akcizës gjenden ne Tarifën e Integruar të Kosovës e cila mund të gjendet ne adresën www.dogana.rks-gov.net .
Dokumentet e nevojshme per import dhe eksport te mallrave?
Dokumentet te cilat janë të nevojshme per import dhe eksport të mallrave, janë të paraqitura ne Seksionin 4, neni 123, të Udhëzimit Administrativ numër 11/2009, dhe kërkohen këto dokumente :
1. Fatura ne bazë te cilës deklarohet vlera doganore e mallrave ;
2. Deklarata për vlerat doganore të mallrave (DV1);
3. Dokumentet për aplikimin e aranzhimeve preferenciale tarifore;
4. Te gjitha dokumentet tjera të kërkuara per aplikimin e dispozitave qe rregullojnë lirimin për qarkullim të mallrave te deklaruara
Cilat janë mallrat qe nuk guxojnë te importohen ne Kosove, ose importi i te cilave është i kufizuar?
Janë disa ligj ne Kosovë të cilët, secili nga fushë veprimtaria e vet i rregullon çështjet e mallrave te ndaluara dhe atyre të kufizuara të cilat janë:
- Ligji 04/L-197 i cili ndalon dhe kufizon importet e kemikatave ;
- Ligji 04/l-039 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konfirmitetit;
- Ligji nr. 04/l-189 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/l-078 për sigurinë e përgjithshme të produkteve;
- Ligji nr. 04/l -190 për produkte dhe pajisje medicinale
Sanksionimi i mallrave të ndaluara behet me nenin 274 të Kodit Doganor dhe të Akcizave (ligji 03/l-109) ku është paraparë qe: personi juridik apo fizik:
a) Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin mallrat narkotike apo lënda për prodhimin ose përpunimin e tyre.
b) Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin armët, mjetet shpërthyese dhe eksplozivët.
c). Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin materialet e rrezikshme apo çdo mall i cili është i ndaluar për t’u importuar ose eksportuar me legjislacionin. Që është në fuqi në Kosovë, do te gjobiten me te holla ne shume prej pesëmijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) €.
Importi I përkohshëm:
Cilat janë kriteret per mallrat qe hyjnë ne Kosove përkohësisht? Përfshirë edhe mallrat me garancinë dhe pa garancion qe hyjnë ne territorin tone per tu riparuar?
Importi i përkohshëm është i rregulluar me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave (Ligji 03/L-109) nenet 140. Deri ne 147 dhe Udhëzimin për implementimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr.11/2009, kapitulli 5, Seksioni 1-neni 329 deri 359.
Sa i përket riparimeve brenda territorit të Kosovës kompanitë (nga Dogana) mund dhe duhet të autorizohen për njërën nga procedurat me ndikim ekonomik. Përpunim i Brendshëm ose Përpunim nen kontroll doganore ne Sektorin e Mbikëqyrjes pran Doganës se Kosovës.
A ka ndonjë link online ku investitorët e mundshëm mund te informohen per kriteret?
Sa i përket Doganës dhe ligjeve bazike, rregullave dhe udhëzimeve tjera me te cilat punon Dogana e Kosovës, ato mund te gjenden ne adresën : www.dogana.rks-gov.net. Kurse lidhur me etiketimin e mallrave adresohuni me Ministria e Tregtisë pasi inspektorati është kompetent per aplikim e etiketave ne gjuhet lokale.