Qysh me dit si me kontrollu cilesine e mjaltit ne shtepi?

  • dua.com Team ·
  • 09.05.2019 ·
  • Qysh Me ·
  • 3 min read

Qysh me kontrollu pastërtinë e mjaltit? Mjalti jo i pastër dhe i rrejshëm në kohët e sodit është një përditshmëri në tregun tonë, megjithëse të gjithë e dëshirojnë mjaltin e bletës, të pastër qind për qind.

Është e vështirë ta identifikosh mjaltin e mirë, por ekzistojnë disa mënyra, me ndihmën e të cilave do ta dini çfarë lloji të mjaltit keni blerë.

KONTROLLOJENI ETIKETËN!

Do të befasoheshit se sa shumë njerëz nuk e shikojnë fare etiketën e prodhimit që e blejnë. Kontrollojeni etiketën dhe listën e përbërësve. Ndoshta prodhimi ka aditiv.

BLINI MJALTË TË KRISTALIZUAR!

Mjalti i kristalizuar është gjithmonë i pastër. Nëse dëshironi të jini të sigurt se keni blerë mjaltë të pastër, mënyra e vetme është të blini mjaltë të kristalizuar.

TESTOJENI MJALTIN E BLERË!

Nëse në etiketë shkruan se është i pastër, ekzistojnë mënyra të thjeshta për ta vërtetuar këtë. Mjaltin e zhytni në një gotë me ujë të ftohtë. Që të kuptoni pastërtinë e mjaltit është e lehtë. Nëse mjalti nuk është i pastër, ai do të zhytet në fund të gotës me ujë.

Mjalti është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët nga nektari i luleve. Nektari është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shndrrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë. Mjalti përmban mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyll i cili e mbron nga lagështia dhe prishja.

Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate të klorofilit dhe komplekse të vitaminës B. Mjalti i malit që ka ngjyrë të errët përmban 13 herë më shumë minerale se mjalti i luleve është i pasur me hekur.

Vlera e mjaltit

Vlera e mjaltës është, jo në sasinë e tepërt të sheqernave (76% karbohidratet) , por në efektet e tij biologjike, p.sh. mikroelemente, enzimat dhe fermentet. Thuaja në asnjë ushqim që ne e përdorim, nuk ka përbërje më biologjikisht të freskëta si në mjaltë. Bioefektet, enzimat dhe materiet eterike ruhen më se miri në mjaltë.

Mjalti me ligje ndërkombëtare trajtohet si ushqim i zakonshëm. E konsiderojnë si ëmbëlsire ose produkt me të cilën bëhen ëmbëlsirat shtëpiake ose industriale. Historia antike thotë se mjaltin e kanë përdorur zotat e atëhershëm ose njerëzit e shenjt dhe nënkupton ushqimin specifik dhe të rrallë, kurse filozofet e vjetër edhe inteligjenca njerëzore e kanë përdorur si ushqim delikates dhe si ushqim shërues.

Nga historia mësojmë se mjalti është përdor si ushqim delikates, si ëmbëlsire dhe si ilaç. Në të vërtet, mjaltin mund ta përdorim si të duam e më e rëndësishmja është që në të kemi dobi nga ky produkt i mrekullueshëm.

dua.com Team

Related