Qysh me kontrollu temperamentin?
- dua.com Team ·
- 14.06.2017 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
1.Nëse jeni tip temperament gjëja e parë që duhet të bëni është të mendoni për inatin apo zemërimin si gjendje psikologjike.
Kur jeni nën këtë gjendje trupi juaj kalon nëpër procese kimike që aktivizojnë reagimin tuaj të shpejtë ndaj situatave të ndryshme.
2.Monitoroni trupin tuaj për reagime fizike. Shumë njerëz shfaqin shenja të zemërimit në trupin e tyre.
Disa nga këto shenja janë:
- tendosja e muskujve dhe shtrëngimi i nofullës,
- dhimbja e kokës dhe barkut,
- rritja e ritmit të zemrës,
- djersitja e papritur etj.
3.Nëse e ndjeni se keni filluar të zemëroheni dhe ndjeni se jeni duke humbur temperamentin, jepini vetes pak kohë.
Kujtoni vetes se nuk duhet të reagoni menjëherë apo të jepni përgjigje menjëherë pa pasur kohë për të menduar.