Qysh me korrigju te dhanat tuaja ne bashki apo komune?
- dua.com Team ·
- 24.03.2023 ·
- Pune ·
- 1 min read
Qysh me korrigju emrin apo mbiemrin tuaj? Nese ju nevojitet ndonjehere te korigjoni emrin apo mbiemrin tuaj ne certifikaten e lindjes, ne kete artikull do t’ju sjellim nje udhezim te shkurter se ssi mund ta beni kete gje.
Sipas rregullave dhe procedurave te caktuara ky proces vonon maksimumi nje jave pritjeje.
Procedura dhe dokumentet e nevojshme për korrigjimin e emrit apo mbiemrit në Republikës e Kosovës është si vijon:
- Certifikata e lindjes (origjinal);
- Letërnjoftimi ose pasaporta (fotokopje);
- Vërtetimi nga Gjykata kompetente se nuk ka lëndë aktive në Gjykatë ai person;
- Deklarata e palës (mbi arsyet e ndryshimit); Nëse pala është e moshës jo-madhore kërkohet deklarata e prindërve;
- Pagesa e taksës – për korrigjimin e të dhënave personale 2 Euro;
- Pagesa e taksës – për ndryshimin e të dhënave personale 10 Euro.
Duke ndjekur keto rregulla mund te ndryshoni pa problem emrin apo mbiemrin, ne cdo kohe.
