Qysh me kriju kuti me trëndafila?

  • dua.com Team ·
  • 04.02.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Meqë po afrohet dita e të dashuruarve, Shën Valentini, kjo ide është shumë e thjeshtë për tu bërë, mjaftë e lirë dhe shumë romantike.

1.Hapi i parë është gjetja e një kutie të cekët. Nevojitet vetëm pjesa e poshtme e kutisë dhe preferohet të jetë njëngjyrëshe.

2.Meqë kutia është njëngjyrëshe, atëherë dekoroni atë me shirit me ngjyrë të kuqe, ngjyrën e dashurisë, duke e vendosur në mes.

3.Vendosni brenda kutisë një letër plastike për të mbrojtur prishjen e kutisë nga uji.

4.Prisni bishtin e trëndafilave në gjatësi pak më të madhe se sa ajo e kutisë.

5.Së fundmi vendosni trëndafilat në kuti dhe zbukuroni me një fjongë.

dua.com Team

Related