Qysh me kriju një profil atraktiv në dua.com?
- dua.com Team ·
- 17.12.2020 ·
- Qysh Me ·
- 3 min read
Aplikacioni që po bashkon shqiptarët, dua.com po përdoret nga shqiptarët anë e mbanë botës. Por, që të keni sukses duhet të krijoni një profil atraktiv. Kur krijoni nje llogari mund të lidheni me shqiptarët kudo në botë! Mjfafton të klikoni këtu.
Aplikacioni dua.com do t’jua lehtësojë gjithë shqiptarëve gjetjen e personit të zemrës. Në vend se të përdorni platforma të huaja për takime online, tashmë keni një shqiptare. Mirëpo, si ta krijoni një profil atraktiv në dua.com?
Vendos emrin e vertetë
Së pari, vendosni emrin tuaj të vërtetë në profilin tuaj. Sugjerojmë të shmangni shkurtesat e emrit por të paraqiteni me emrin tuaj të vërtetë. Kësisoj do të dukeni më i pjekur. Dua.com nuk do ta shfaqë mbiemrin tuaj por vetëm emrin. Më vonë nëse doni t’ia tregoni një bashkëbiseduesi, jeni të lirë ta bëni këtë në biseda.
Tregohu kreativ me fotografine
Në dua.com do të mund të vendosni tri fotografi. Saktësisht fotografinë e profilit dhe dy të tjera. Asesi mos vendosni fotografi me përmbajtje ofenduese. Zgjidhni fotografitë më të bukura që keni, ku shihet fytyra juaj. Mos i kurseni buzëqeshjet për personat që mund t’ju hasin në dua.com e mund t’ju pëlqejnë juve. Kështu profili juaj bëhet më atraktiv.
Mos u bëni shumë anonim
Aplikacioni dua.com ju jep mundësi që në profilin tuaj të jepni disa të dhëna që nuk janë obligative. Aty përfshihen titulli i punës, edukimi, veprimtaritë tuaja, gjuhët që flisni si dhe përshkrimin për vete. Edhe nëse nuk doni t’i jepni të gjitha këto informata, të paktën plotësoni disa prej tyre. Kështu personi që ju shikon mund të krijojë një ide se çfarë tipi jeni dhe ta shoh a përshtateni. Madje disa persona tashmë kanë filluar të tregohen shumë kreativ dhe qesharak me përshkrimet e tyre.
Shfrytëzoni mirë të gjitha mundësitë që dua.com i ofron
Si nje aplikacion për bashkimin e shqiptarëve dua.com përmban disa opsione mjaft interesante. Edhe pse për momentin do të jetë në dispozicion vetëm fusha e dashurisë, dua love, në të ardhmen do të jetë e qasshme edhe dua biz & dua help. Filtri i vendndodhjes është një nga veçoritë kryesore që ky aplikacion ofron.
Përveç se mund t’i shihni përdoruesit që ndodhen afër jush me dua.com, ‘fluturoni’ llogarine tuaj edhe në një lokacion tjetër. Këtë mund ta bëni duke zgjedhur lokacionet ku mendosni se ndodhen me shume shqiptarë. Kështu mund të kërkoni në Paris, New York, Londër apo kudo që të dëshironi, me lehtësi. Kur ta shkarkoni dua.com udhëzuesi i përdorimit do t\’ju ndihmojë pa masë dhe me lehtësi do t’i mësoni te gjitha gjërat që mund te bëni me këtë aplikacion.
