Qysh me kriju vazo prej balte?

  • dua.com Team ·
  • 24.03.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Gjërat që nevojiten:

  • baltë që thahet në mënyrë natyrale
  • tëhollues
  • vizore
  • thikë
  • folie plastike
  • objekt në formë cilindri
  • rrëmojsë
  • gërshërë.

1.Vendosni  masën e baltës në një cipërfaqe të rrafshët, dhe rrafshoni me anë të tëholluesit.

2.Me anë të vizores dhe thikës prisni skajet, duke formuar baltën në formë katërkëndshi.

3.Mbështillni objektin në formë cilindri me folie plastike.

4.Mbështillni baltën në cilindër.

5.Prisni pjesët shtesë, dhe bashkoni dy skajet duke i lyer ato në skaje ne ujë, ku uji shërben si ngjitës.

6.Në një copë tjetër të rrafshuar vendoseni cilindrin duke krijuar kështu bazën e vazos. Njësoj ngjitni me ujë.

7.Lejoni të thahet për 24-48 orë.

dua.com Team

Related