Qysh me kriju zbutës për rroba në kushte shtëpie?

Qysh-me-kriju-zbutës për-rroba-në-kushte shtëpie

Qysh me kriju zbutës për rroba në kushte shtëpie? Mund t\’ju duket e pamundur, mirëpo është dicka që mund ta arrini edhe në kushte shtëpie. Ndiqni udhëzimet e mëposhtme dhe ne do t\’ju tregojmë se si:

Përbërësit:

  • 300 ml zbutës të flokëve
  • 1 gotë e gjysmë uthull të bardhë
  • 3 gota ujë të ngrohtë
  • Disa pika vaj livandoje (opsionale).

zbutës për rroba

1. Në një enë të thellë vendosni zbutësin e flokëve, i cili mund të jetë pa aromë apo me aromën që dëshironi, nuk ka shumë rëndësi. Mjafton që ena të jetë pak e gjerë me qëllim që të trazoni kollaj kur të jetë e nevojshme.

zbutes-2

2. Shtoni uthullën dhe ujin gradualisht dhe mos filloni akoma të përzieni, sepse më pas duhet të shtoni vajin esencial ose një aromatizues sipas dëshirës suaj.

zbutes-3

3. Për një aromë më të mirë shtoni disa pika të vajit të livandos. Nëse keni vaj esencial mente ose aromë tjetër po aq të mirë, shtojeni sepse rrobat tuaja do të marrin një aromë ekstra të freskët fale vajit dhe sodës së shtuar gjithashtu.

zbutes-4

4. Përzieni zbutësin e krijuar mirë dhe vendoseni në një enë të përshtatshme. Mateni përzierjen me gota të vogla ndërsa e fusni në enë për të ditur se sa zbutës keni krijuar dhe për sa kohë do t\’ju zgjasë.

zbutes-5

5. Në secilën larje në lavatrice vendosni ¼ e gotës së mbushur me zbutës për rroba dhe do shihni se sa të buta e të freskëta do jenë rrobat tuaja. Do mbajnë një aromë të shkëlqyer me këtë zbutës për rroba krijuar nga duart tuaja.

Zbutës për rroba

Kjo është një mënyrë praktike që mund t\’ju kursej goxha lekë. Vaji esencial për shembull, mjafton të blini një shishe të vogël, vetëm një herë në vit me një kosto jo më tepër se 20 euro, dhe do t\’ju teproj për një kohë të gjatë. Kjo sepse nga ai vaj ju nevojiten vetëm disa pika për këtë zbutës, por edhe për shumë përdorime të tjera.

Më shumë artikuj: