Qysh me kriju zbutes rrobash ripërdorues?
- ·
- 12.01.2017 ·
- 3006 ·
- 1 min read
Zbutes rrobash bëjnë që rrobat tuaja të kanë erë të këndshme dhe të ndjeni butësinë e tyre. Gjithsesi, zbutësit janë mjaft të shtrenjtë dhe aroma shpeshherë nuk zgjatë shumë, por është shumë e thjeshtë dhe e lirë të bëni vet zbutës të ripërdorueshëm.
Përbërësit për zbutes rrobash:
- 1 gotë ujë të distiluar
- ½ gotë zbutës rrobash
- 10 pika vaj esencial livandoje.
- Në një enë plastike me kapak vendosni 5-6 sfungjerë të papërdorur dhe shtoni ujin mbi to.
- Shtoni vajin esencial si dhe zbutësin në enë.
- Vendoseni kapakun dhe tundeni mirë para përdorimit.
- Në lavatriqe të mbushur me rroba merrni një sfungjer dhe lajeni së bashku me rroba. Pasi të jenë larë rrobat merreni sfungjerin dhe vendoseni përsëri në plastikën me zbutës që të mund ta ripërdorni.