Qysh me largu aromen e ushqimit nga duart tuaja?
- dua.com Team ·
- 22.03.2023 ·
- Personale ·
- 2 min read
Qysh me largu aromen e ushqimit nga duart tuaja? Ushqimet përgjithësisht mbajnë aromë para, gjatë dhe pas gatimit të tyre. Askush nuk do t’i rezistonte dot aromës së këndshme të biskotave të pjekura apo në një rast tjetër aromës së një pice. Por, nga ana tjetër ju nuk do të donit kurrsesi që duart tuaja të mbanin erë ushqimi apo jo?
Sidomos jo erë hudhrash, qepësh, prodhime e deti, lloje të ndryshme mishi, të cilat janë produkte të cilat kanë vërtetë një .Si rrjedhojë, teksa i gatuani ato lënë një aromë e cila mund të qëndrojë me ju për orë të tëra, edhe pasi ju i keni larë disa herë duart tuaja.
Mund t’i doni shumë këto ushqime, por aromën e tyre me siguri që jo.
Për fat të mirë, ka disa mënyra se si mund ta zgjidhni këtë problem, dhe me siguri shumicën e gjërave që ju nevojiten i keni rreth jush në kuzhinën tuaj.
Lëngu i limonit largon aromen e ushqimit
Lëngu i limonit ka aftësi të neutralizojë aromat e pakëndshme, veçanërisht ato të ushqimeve. Ai punon veçanërisht me aromën therëse të peshkut. Provoni të lani duart me lëng limoni, ose fërkojini ato me një gjysmë limoni dhe më pas lajini ato me ujë të pastër.
Llumi i kafesë
Është një nga mënyrat më të mira për larguar aromën e ushqimit. Merrni disa kokrra kafeje ose kafe të bluar dhe fërkoni me to duart tuaja. Mbajini derisa era të jetë zhdukur tërësisht dhe më pas lajini duart me ujë dhe sapun.
Mund të mos e doni shumë kafenë, por kjo metodë do të jetë një shpëtim për ju.
Sodë buke
Çfarë nuk mund të bëni me sodë buke? Ia vlen të quhet përbërës “universal” për shkak të përdorimeve të shumta që ka.
Në këtë rast, vjen si një neutralizues i shkëlyer i aromës së ushqimeve. Shtoni një lugë çaji në duart tuaja dhe lajini ato njëkohësisht me ujë e sapun si zakonisht.
