Qysh me largu irritimin e lëkurës tek foshnjet?
- dua.com Team ·
- 01.08.2017 ·
- Personale ·
- 1 min read
Ekzema është një gjendje mjekësore me të cilën kryesisht përballen foshnjat.
Atyre iu irritohet lëkura duke shkaktuar kështu shpeshherë
- infeksione,
- dhimbje
- dhe gjakderdhje.
Irritimi lekurës
Nëse foshnja juaj është duke u përballur me këto lloj problemesh të lëkurës atëherë është mirë që ta pastroni atë çdo ditë.
Sipas BBC, mjekët e alergjive në Maine të SHBA-ve, kanë rekomanduar që foshnjat të pastrohen çdo ditë por të mos përdoret shumë sapun.
Pastrimi do të largonte irritimet, alergjitë dhe papastërtitë tjera. Në fund aplikoni një krem kundër tharjes së lëkurës.